Njësitët e Policisë së Kosovës

Sulmet në Zveçan, Policia: Një zyrtar policor ka pësuar lëndime kryesisht të lehta

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në fshatin Banjskë të Zveçanit, tre pjesëtarë të grupit të armatosur janë vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e rendit.

Sipas informacioneve zyrtare, një pjesëtar i grupit të armatosur është arrestuar, i cili ishte i armatosur dhe i uniformuar gjatë arrestimit.

Të dhënat tregojnë se një pjesëtar i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë.

“Sipas informatave zyrtare nga terreni gjatë shkëmbimit të zjarrit konfirmohet vrasja edhe e dy sulmuesve të tjerë, të cilët kanë qenë të maskuar, të uniformuar dhe të armatosur rëndë, e po ashtu konfirmohet edhe arrestimi i një sulmuesi të uniformuar dhe të armatosur. Si pasojë e sulmeve një zyrtar policor i PK-së ka pësuar lëndime kryesisht të lehta” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra, një u plagos dhe një tjetër u lëndua, pas një sulmi nga persona të armatosur në Banjskë të Zveçanit, rreth orës 3 të mëngjesit të së dielës.

Policia e Kosovës ka rrethuar të dyshuarit, rreth 30 persona – pjesëtarë të grupit të armatosur terrorist që gjenden në manastirin e Banjskës, derisa sulmet ndaj njësiteve policore po vazhdojnë.

Organet e rendit konfirmuan se tre sulmues janë vrarë dhe një tjetër i uniformuar dhe i armatosur është arrestuar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se sulmi u krye nga banda kriminale e terroriste të Serbisë.

Prokuroria Speciale e Kosovës deklaroi se rasti po trajtohet si sulm ndaj rendit kushtetues, ku hynë edhe terrorizmi.

Policia: Tre sulmues të vrarë dhe një i arrestuar