Policia e kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Suharekë, pasi konsumuan pije alkoolike një person sulmon shokun e tij

Një person është arrestuar dje nga Policia e Kosovës në fshatin Mushtisht të Suharekës, pasi që dyshohet se së bashku me vëllaun e tij, kanë sulmuar me kondak arme një person tjetër, që ka qenë shoku i tyre.

Sipas Policisë, me të kishin qenë duke qendruar në një kafiteri dhe dyshohet se vazhdimisht kanë konsumuar pije alkoolike. Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është ende në arrati.