Suharekë, arrestohet burri për dhunë ndaj bashkëshortes

Policia e Kosovës njoftoi një person ka përfunduar prapa grilave të premten pasi i njëjti dyshohet për dhunë ndaj gruas së tij.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, viktimave femra kosovare. Si pasoj e dhunës bashkëshortja e të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor” – thuhet në njoftim.