Stoltenberg u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë për shtensionim të situatës dhe rikthim në dialog

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo gjë që mund të përshkallëzojë më tej tensionet në veri të Kosovës.

Ai tha se Kosova dhe Serbia duhet ti kthehen menjëhërë dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Këtë thirrje Stoltenberg e bëri gjatë takimit që ai pati me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas.

“Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen nga çdo gjë që mund të përshkallëzojë më tej tensionet dhe të kthehen menjëherë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, që është e vetmja rrugë përpara”, tha ai.

Situata në katër komunat në veri të Kosovës u tensionu në fund të muajit maj kur kryetarët e zgjedhur, nga zgjedhjet e 23 prillit, hynë në objektet e komunave.

Tensionet kanë kulmuar në dhunë më 29 maj, kur protestuesit serbë janë përleshur me ushtarë të misionit të NATO-s, KFOR. Dhjetëra të plagosur janë raportuar në të dyja anët.

Bidenit i kërkohet ta bëjë prioritet situatën në Kosovë