Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg (majtas) dhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. FOTO: Jens Stoltenberg/Twitter.
Stoltenberg: Turqia do të mbështesë pranimin e Suedisë në NATO
10.7.2023 - 22:32
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është pajtuar që të mbështesë anëtarësimin e Suedisë në NATO.
Kështu tha më 10 korrik shefi i aleancës ushtarake perëndimore, Jens Stoltenberg, që tha se Erdogan do të dërgojë aplikimin e Stokholmit për anëtarësim në NATO te Parlamenti turk për ratifikim.
Kjo sipas Stoltenbergut u arrit pas bisedimeve që zhvilloi në Vilnius të Lituanisë me Erdoganin dhe kryeministrin suedez, Ulf Kristersson.
“Kjo është ditë historike”, tha Stoltenberg gjatë një adresimi për media./REL