Stafi i Qendrës të Shëndetit Mental në Pejë dalin negativ me COVID-19

KALLXO.com ka raportuar për një punëtore në Qendrën e Shëndetit Mental në Pejë, që ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Stafi i kësaj Qendre që kanë qenë në vetizolim, në testimin që iu është bërë kanë dalë negativ me COVID-19.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar A. K. infermiere në Qendrën e Shëndetit Mental në Pejë.

Sipas saj, qytetarët nuk duhet të hezitojnë të i drejtohen kësaj qendre, pasi që stafi mjekësor nuk është i infektuar, Ajo shtoi se është bërë dezinfektimi i objektit.

“Punëtorja që është me COVID-19 është liruar për në shtëpi në momentin që i kemi vërejtur simptomat e saj”, tha ajo.