Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Sot protestohet në Prishtinë

Me rastin e 1 Majit – Ditës së Punëtorëve janë paralajmëruar të mbahen protesta dhe aksione simbolike në Prishtinë.

Nga ora 11:00 deri në orën 12:00 do të mbahet protesta nga Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës.

Marshi i protestës është paralajmëruar të nis nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe vazhdon deri te objekti i Qeverisë.

Përmes kësaj proteste, kërkohet rritje e pagave.

Në të njëjtën orë, 11:00, edhe Partia Socialdemokrate do të mbajë një aksion simbolik te Qeveria e Kosovës.

Prej orës 9:00 gjithashtu do të mbajnë protestë bizneset e vogla të kryeqytetit për të kërkuar lejimin e shfrytëzimit të hapësirave publike.

Sipas kalendarit të ngjarjeve ditore, kjo protestë do të mbahet te Komuna e Prishtinës.

1 Maji është dita që në të gjithë botën i kushtohet punëtorëve.

Kjo lindi nga lufta e tyre për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës.

1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve