Sot pritet mot i mirë

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës moti gjatë ditës së sotme do të jetë kryesisht me diell.

Sipas IHMK, vranësirat mund të jenë të përqendruara kryesisht rrëzë maleve.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-27 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet që të respektohen udhëzimet e IKSHP, që prej orës 9-17 të mos ju ekspozohemi rrezeve direkte të Diellit. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s.

Java e ardhshme, sipas IHMK-së, parashihet me reshje.