COVID-19 Ilustrimi- Naser Fejza

Sot Prishtina nuk priu me raste me COVID-19

Tash e një kohë të gjatë Prishitna është duke prirë për nga numri i rasteve me COVID-19, mirëpo sot Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se Komuna e Gjakovës ka më së shumti persona të infektuar me coronavirus.

Rastet pozitive janë nga: komuna Gjakovë 9 raste, komuna Prishtinë 8 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Hani i Elezit 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Junik, Kamenicë dhe Skenderaj.

Sot në nivel vendi janë shënuar më shumë të shëruar se të infektuar.

150 persona janë shëruar nga infeksioni me COVID-19 ndërsa 55 janë regjistruar raste të reja me SARS-CoV-2.

Numri total i rasteve pozitive është 14.692 raste nga 58.425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 600 raste të vdekjes.