FOTO: KALLXO.com

Sot nisë zvogëlimi i prezencës së pjesëtarëve policor në veri

Sot do të nis zvogëlimi i pjesëtareve të policisë së Kosovës në dhe përreth objekteve komunale në 4 komunat verore.

Zvogëlimi në 25 për qind i prezencës policore në veri, është një ndër pikat e dakordimit në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për shtendosje të situatës në veri.

Njoftimin se sot do të filloj tërheqja e pjesëtarëve të policisë, e ka bërë të ditur vet Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Ekipet e Policisë së Kosovës bashkë me EULEX dhe KFOR, do të vijojnë koordinimin dhe do të ndërmarrin veprimet e nevojshme sipas vlerësimit të rregullt të situatës së sigurisë në dhe përreth objekteve komunale, në komunat veriore të Republikës se Kosovës”- thuhet në komunikatë e Policisë.

Vendimin për tërheqje e ka mirëpritur i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

“E mirëpres vlerësimin e parë të përbashkët të sotëm të sigurisë ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it në Kosovë dhe KFOR-it siç është rënë dakord në Bratisllavë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt shtendosjes së plotë të tensioneve në veri të Kosovës”-  ka shkruar Lajçak në Twitter.

Përveç zvogëlimin të prezencës policore, dakordimi i BE-së me Qeverinë e Kosovës parasheh edhe vlerësimin e vazhdueshëm të gjendjes për zvogëlim të mëtejmë të kësaj prezence, nxitje të zgjedhjeve të parakohshme lokale si dhe vendosjen e bazës së nevojshme ligjore.

Forcat e rendit në objektet e komunave veriore përkatësisht në Zubin, Potok, Zveçan dhe Leposaviq janë shtuar pasi serbët lokalë e kanë kundërshtuar vendosjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ato komuna.

Tensionet në veri të Kosovës nisën më 26 maj 2023, kur kryetarët e rinj të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, hynë në ndërtesat komunale me asistimin e Policisë. Për të kundërshtuar këtë, serbët kanë mbajtur protesta.

Më 29 maj, nga përplasja e protestuesve me pjesëtarët e KFOR-it kanë mbetur të lënduar dhe plagosur 30 pjesëtarë të KFOR-it.

BE dhe SHBA kanë kërkuar shtendosje të situatës, tërheqje të Policisë së Kosovës nga objektet komunale si dhe zgjedhje të reja në komunat veriore.

BE dhe SHBA poashtu kanë vendosur masa ndaj Kosovës për shkak të ‘mos dëgjueshmërisë’ për shtendosje të situatës në veri.

Nga nesër fillon zvogëlimi i numrit të policëve në komunat veriore