Skenderaj, djali kanosë babain dhe vëllain pasi s'iu lejua ta vizitojë nënën e tij

Policia raporton se një burrë në Skenderaj ka shkuar për të vizituar nënën e tij por, nuk është lejuar nga babai dhe vëllai i tij.

Për këtë arsye sipas Policisë, burri dyshohet se ka kanosur babanë dhe vëllanë e tij.

I dyshuari është paraqitur në stacion policor dhe është intervistuar.

Në raport policor bëhet e ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.