S'ka kuorum, dështon mbledhja e Komisionit për Buxhet
06.7.2023 - 11:53
Ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, për shkak të mungesës së kuorumit.
Edhe pse ishin prezentë gjashtë anëtarë të Komisionit, aq sa duhet për tu formuar kuorumi, në votimin e pikave të rendit të ditës nuk votoi deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, duke pamundësuar formimin e kuorumit për vazhduar mbledhjen.
Kryesuesi i këtij komisioni, deputeti Armend Muja (LVV), ka konstatuar se nuk ka kuorum dhe mbledhja u mbyll.
Ndër të tjera, pikë e rendit të ditës ishte edhe shqyrtimi i kërkesës së RTK për ndarjen e mjeteve për periudhën korrik – shtator 2023.