"Sipas vendit edhe Kuvendi", Skender Hyseni te Hoti me maskë, te Thaçi pa të

Sot janë takuar Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kooordinatori për dialogun Kosovë – Serbi, Skender Hyseni.

Thaçi dhe Hyseni, në këtë takim nuk kanë mbajtur maska pavarësisht udhëzimeve të institucioneve dhe profesionistëve të shëndetësisë.

“Si është vendi bëhet Kuvendi” është thënie e popullit kur duhet t’i përshtatesh një ambienti.

Presidenti Thaçi ditëve të fundit është parë duke i shpërfillur rregullat kundër pandemisë së COVID-19 dhe kësaj ‘valle’ iu bashkangjit edhe koordinatori i ri për dialogun, Skender Hyseni.

Ky i fundit në një takim me Kryeministrin Avdullah Hoti i respektoi masat për parandalimin e pandemisë COVID-19, kështu duke e vendosur maskën, por një gjë të tillë nuk e bëri në takim me Presidentin.

Foto: ZKM

Presidenti është parë edhe dje duke mos i respektuar masat mbrojtëse kunder pandemisë se coronacvirusit.

Edhe pse Instuticionet Shëndetësore bëjnë thirrje që të shtojmë kujdesin Qeveritarët nuk po i marrin parasysh këto thirrje.

Vendi është në një kohë alarmante ndaj COVID-19, çdo ditë numri i personave të cilët vdesin nga kjo pandemi është në rrijte, rastet positive kalojnë mbi 200 e Spitalet e Klinikat në vend janë afër kolapsit.

Në Kosovë dje janë regjistruar edhe 220 raste të reja.

7137 persona janë infektuar në Kosovë nga SARS- CoV -2, 3874 janë shëruar dhe 177 kanë vdekur.

Kryeministri Hoti takohet me Skender Hysenin për dialogun