Foto: ZKM

Kryeministri Hoti takohet me Skender Hysenin për dialogun

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti mëngjesin e ditës së sotme është takuar me Koordinatorin shtetëror për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Skënderi Hyseni.

Në komunikatën për media thuhet që Hyseni ka njoftuar Hotin për takimin me Asistent Sekretarin kryesor për Evropë dhe Euroazi në Departamentin Amerikan të Shtetit, Philip Reeker.

“z. Hyseni e njoftoi kryeministrin Hoti edhe për takimet e tij të tjera të rëndësishme, ndër të cilat edhe me Asistent Sekretarin kryesor për Evropë dhe Euroazi në Departamentin Amerikan të Shtetit, Philip Reeker”, thuhet në njoftim.