Policia promovon fotografi të presidentit Thaçi pa maskë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi nuk ka vendosur maskë mbrojtëse kundër COVID-19 as në një organizimi përkujtimor sot para kreut të Policisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të saj.

Ndryshe nga të pranishmit, vetëm kreu i shtetit nuk ka respektuar thirrjen e institucioneve të vendit për t’u mbrojtur nga coronavirusi i ri.

Këto pamje shihen në fotografitë e postuara nga Policia e Kosovës në rrjetin social “Facebook”.

Përderisa dje kryeministri Avdullah Hoti kërcënoi policët për “dështime” në parandalimin e COVID-19.

KALLXO.com raportoi sot se presidenti Thaçi nuk ka vendosur maskë as në një takim me disa persona të shtyerë në moshë.

Ndonëse qytetarëve po u kërkohet vetëdijësim përballë këtij virusi.