Ilustrim - FOTO: KALLXO

Siguria në punë - LIVE

Sonte në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet hulumtimi për sigurinë e punëtorëve në vendin e punës.

Në vendin tonë dhjetëra punëtorë kanë humbur jetën për shkak të kushteve të punës.

Vetëm gjatë vitit 2020 në Kosovë 11 persona kanë humbur jetën si pasojë e mungesës së sigurisë në vendin e punës.

Siguria në punë po vihet në pikëpyetje sidomos në sektorin e ndërtimtarisë.

Gjatë emisionit transmetohen pamje kur Inspektorati i Punës do të zhvillojë vizitë në disa lokacione, kantiere të punës në Prishtinë për inspektime në lidhje me sigurinë në vendin e punës.