Shtrëngim duarsh mes Ramës e Kurtit në forumin në Slloveni

Në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit, BSF-2023 sot në Bled të Sllovenisë janë takuar liderët e shteteve të rajonit.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar disa fotografi nga ky forum, ndër të tjera edhe një shtrëngim duarsh në mes tij dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Rama ka qenë pjesë edhe e një darke pune bashkë më kryeministrin e Sllovenisë, dhe liderët e rajonit.

“Në darkën e mikpritjes së Kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob, me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, e me kolegët e rajonit në vigjilje të Forumit Strategjik të Bledit nesër”- ka shkruar Rama në Facebook.

Në fotografitë e publikuara nga kryeministri Rama, janë edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq dhe Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.