Shtimi i rasteve me COVID-19, Qeveria pritet të diskutoj për masa të reja

Në 24 orët e fundit u regjistruan 18 raste të vdekjes nga COVID-19 e 2 mijë e 295 raste pozitive. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në Kosovë aktualisht janë afër 25 mijë raste aktive me COVID-19.

Kjo situatë pritët të diskutohet në mbledhjen e radhës së ekzekutivit kosovar. Kështu tha zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu në një përgjigje për KALLXO.com.

“Nuk ka ende ndonjë vendim për shtyrje të datës së fillimit të procesit mësimor. Në mbledhjes radhës së Qeverisë, që pritet të mbahet së shpejti, do të diskutohet për masat e reja kundër pandemisë pas shtimit të numrit të rasteve të të infektuarve me virusin COVID-19”, deklaroi ai.