Shtime, punëtori lëndohet në vendin e punës

Policia e Kosovës njoftoi se të premten një punëtorë është lënduar në vendin e tij të punës.

Rasti, sipas forcave të rendit, ndodhi të premten në Shtime.

“Viktima mashkull kosovar kishte kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF pasi që kishte pësuar lëndime trupore në vendin e punës ku kishte qenë duke punuar. I lënduari është dërguar në Qendrën Emergjente dhe është duke marrë trajtim mjekësor” – thuhet në njoftim.

Rasti vazhdon të hetohet.