Foto Ilustrim: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Shtetasi i Maqedonisë së Veriut ankohet se iu vodhën 700 euro dhe katër kartela të bankës

 

Në raportin e Policisë së Kosovës (PK)  njoftohet se dje në Lipjan një shtetas i Maqedonisë së Veriut është ankuar se disa persona të panjohur nga vetura i kanë vjedhur një çantë, në të cilën kishte 700 euro para të gatshme, katër kartela të bankës dhe disa dokumente personale.

PK raporton se rasti është duke u hetuar.