Kuvendi i Shqipërisë miraton projektligjet nën tym - Pamje
09.11.2023 - 13:50
Kuvendi i Shqipërisë nën tym ka mbajtur seancën e sotme, duke i miratuar disa priojektligje.
KALLXO.com mëson se mjeti që është hedhur nga opozita në Kuvend, është një lloj i tymit i cili është i fortë dhe shkakton probleme në fyt, si dhe shkakton vështirësi në të folur.
Raportohet se deputeti i opozitës (PD), Saimir Korreshi ka hedhur tymin në sallë dhe se më pas është përjashtuar nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Disa prej pikave të rendit të ditur, të propozuara nga PD-ja nuk kaluan.
Për shkak të tymit seanca më pas është ndërprerë.