Ilustrim

Shpërthimi në Mitrovicën e Jugut, Policia gjen një dorezë të granatës

Një shpërthim ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë të Jugut, të dielën më 10.08.2025, me ç’rast janë dëmtuar dy automjete.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes është është gjetur një dorezë e granatës e cila është konfiskuar si dëshmi materiale.

“Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kujdestar i cili rastin e ka cilësuar si më lartë dhe rasti mbetet nën hetime”- thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, më 13.08.2025.