Radari i Policisë

Shpejtësi e frikshme në rrugët e Tiranës, pezullohen 16 patentë shoferë (VIDEO)

Policia rrugore shqiptare ka vijuar gjatë natës kontrollet parandaluese në rrugët e evidentuara me rrisk për aksidente rrugore.

Patrullat e Policisë po aplikojne forma të ndryshme kontrolli duke përdorur të gjitha mjetet teknike për matjen e shpejtësisë dhe nivelin e alkoolit te drejtuesit e mjeteve.

Këshut, gjatë kontrolleve me radar në rrugën Sauk-TEG-Kashar është regjistruar shpejtësi e frikshme e vozitjes deri në 173 km/h në orën kur fluksi i mjeteve ishte i plotë.

Për 5 orë kontroll me radar u pezulluan 16 patenta për shpejtësi nga 135 km/h deri në 173 km/h.

Ndërkohë 5 prej drejtuesve të automjeteve të konstatuara me shpejtësi, pas alkooltestit rezultuan edhe nën efektin e alkoolit në masë që varionte nga 0.30 mg/l deri 0.44 mg/l.