
Shpallet i pafajshëm rojtari i pyllit i akuzuar për ryshfet
13.4.2021 - 11:56
Xhavit Avdiu, rojtarë i pyllit që ishte akuzuar nga Prokuroria për marrje ryshfeti, është liruar nga akuza.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë, i pandehuri Xhavit Avdiu ka pranuar ryshfet prej 20 eurove nga Vebi Cakolli, në mënyrë që të lejonte atë të transportonte dru me kamion, pa fletën përcjellëse përkatëse.
Gjyqtari i rastit, Naser Foniqi në mungesë të fakteve dhe provave, Avdiun e shpalli të pafajshëm.
Këtë e konfirmoi për KALLXO.com edhe avokati mbrojtës i të akuzuarit, Naim Rudari, i cili deklaroi se nuk ka pasur asnjë provë që ka provuar se i mbrojturi i tij ka marrë ryshfet.
Gjykimi i rojes së pyllit, dëshmitarët thonë se i akuzuari nuk i mori 20 eurot që ia ofruan ryshfet