Foto: KALLXO.com

Gjykimi i rojes së pyllit, dëshmitarët thonë se i akuzuari nuk i mori 20 eurot që ia ofruan ryshfet

Në Gjykatën e Prishtinës është mbajtur seanca gjyqësore ndaj rojtarit të pyellit, Xhavit Avdiu, i akuzuar për marrje ryshfeti.

Prokuroria po pretendon se i pandehuri, në cilësinë e personit zyrtar – roje pylli, më 29.4.2018 me qëllim që vetes t’i sjellë përfitim pasuror të kundërligjshëm, derisa ishte në kryerjen e detyrës zyrtare, e ka ndalur Vebi Cakollin, i cili në ditën në fjalë ishte duke transportuar dru me kamionin e tij, për çka ai nuk posedonte fletë përcjellëse.

Cakolli në këtë seancë ishte në cilësinë e dëshmitarit.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, i pandehuri Xhavit Avdiu ka pranuar ryshfet 20 euro nga Vebi Cakolli, në mënyrë që të lejonte atë të transportonte dru me kamion pa fletën përcjellëse përkatëse.

Në këtë seancë nga mbrojtësi i të akuzuarit Xhavit Avdiu, Naim Rudari, u ftuan si dëshmitarë të rastit Vebi Cakollin dhe djali i tij, Ajvazi.

Para dëgjimit të dëshmitarëve, në gjykim u administruar një video-incizim, të cilin e kishte bërë vetë dëshmitari Vebi Cakolli.

Në mungesë të prokurores së lëndës, Dulina Hamiti, e cila ka qenë në pushim vjetor, si përfaqësuese e aktakuzës ishte prokurorja, Merrushe Llugiqi.

Prokurorja Llugiqi nuk interpretoi video-incizimin për arsye të mosinformimit që do të bëhej administrimi i kësaj prove konkrete, kështu që kjo provë mbeti të administrohet kur në seancë është prezente prokurorja e çështjes Dulina Hamiti.

Gjatë dëshmisë së tij, dëshmitari Vebi Cakolli tha se i akuzuari të hollat në shumën 20 euro nuk i ka pranuar, përkundrazi i ka hedhur në tokë.

“Kur ka ndodh ngjarja jam kanë tuj ardhë me kamion me dru, m’ka ndal (i kthyer nga i akuzuari) qeky shoqi, kam tentu me ia dhënë 20 euro që t’i pshtoj drutë, ky i ka gjujtë paret n’tokë”, tha Vebi Cakolli.

Kur pyetet nga mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Naim Rudari, se si ka viju ngjarja pasi i mbrojturi i tij i ka hedhur paratë në tokë, dëshmitari vazhdon “e ka ndez kerrin dhe ka shku, e kam pas numrin e qatyne 20 eurove, të shkrume që me lajmëru në Polici, por ky shkoi, unë i mora paret e mia, e tani ky m’i mori drutë në rrugën afër Orllanit me polici, kam qenë me djalin tim Ajvazin, unë e kam incizuar që kur të shkoj në polici me lajmëru, por ky nuk i mori paret, e me rrejt nuk e rrokke”.

Tutje, prokurorja Llugiqi refuzoi t’i parashtrojë pyetje dëshmitarit, me arsyetimin se prokurorja e lëndës Hamiti, nuk e kishte pranuar propozimin e mbrojtësit Rudari, që Vebi Cakolli të ftohet të dëshmojë mbi rastin e ndodhur, kurse sa i përket dëshmitarit tjetër, Ajvaz Cakolli, ajo nuk ishte në dijeni se ai do të dëshmojë.

Pastaj për dëshmi u ftua edhe djali i Vebi Cakollit, Ajvaz Cakolli.

Ky i fundit, gjithashtu paraqet të njëjtin version të rrjedhshmërisë së ngjarjes sikurse babai i tij.

“Prej Braine kemi qenë duke ardhur me babin me kamion me dru, na ka nalë në rrugë pylltari, na ka thënë që qato dru duhet me i konfisku, babi u shty pak me to ka tentu me ia dhanë 20 euro. Baba ka hyp në kamion, pylltari i ka gjujt paret në tokë, i ka hyp kerrit të vet dhe ka shku. Telefoni me të cilin kemi incizuar ka qenë i imi, ai ka incizuar dhe ka sharë qysh e ka marak dhe ka thënë të çoj në polici pylltarin. Ai na e ka qit policinë në rrugë edhe na i kanë marrë drutë”, thotë Ajvazi.

Anëtarja e trupit gjykues, gjyqtarja Fatime Dërmaku, e pyeti dëshmitarin se përse babai i tij ka dashur ta lajmërojë në Polici të akuzuarin, të cilit i referohet në bazë të profesionit të tij prej pylltari.

Dëshmitari përgjigjet: “Incizimin me Viber ia kemi dërgu pylltarit, për me i thënë se kemi me të denoncu, se nuk i ka kry rregullat e tij, nuk na e ka dhënë letrën, baba ka vendos me ja dhanë 20 eurot, e me lajmëru në polici për korrupsion”.

Seanca tjetër ku palët do të japin fjalët përfundimtare dhe do të administrohet video-incizimi si provë u caktua të mbahet më 12 prillDëgjohen dëshmitarët në gjykimin e rojes së pyllit, i akuzuar për ryshfet

Seanca tjetër ku palët do të japin fjalët përfundimtare dhe do të administrohet video-incizimi si provë u caktua të mbahet më 12 prill.