Shoqata për Krimet e Luftës 'Gjakova 98-99', e konsideron të padrejtë dënimin për Sali Mustafën

Shoqata për Krimet e Luftës, “Gjakova 98-99”, e ka konsideruar si të padrejtë vendimin e Gjykatës Speciale për ta dënuar me 26 vite burg, Sali Mustafën i njohur me nofkën e luftës komandant “Cali”.

Në reagimin dërguar mediave, nga kjo shoqatë kanë kërkuar që Gjykata Speciale të tërhiqet dhe të burgosurit të lirohen.

“Ju të nderuar prokurorë dhe gjykatës të gjykatës speciale me seli në Hagë, në qoftë se do të dëshironi të bëni një veprim fisnik, atëherë e njoftoni Parlamentin e Kosovës, Bashkimin Evropian, se nuk jeni të gatshëm të vazhdoni një proces gjyqësor të porositur nga nëntoka serbo-ruse, dhe kështu të dëshmoni botërisht se jeni të gatshëm të mbyllni një proces të tillë”- thuhet në reagim.

“Sepse do të ishte jo dinjitoze që në emër të ndjekjes së krimit, të krijohet një krim edhe më i madh, dhe një krim i dyfishtë të thirreni në emrin e popullit. Lironi ata luftëtarë të lirisë le të kthehen në atdheun e tyre për të cilin aq shumë sakrifikuan”- theksohet në reagim.

Sali Mustafa i njohur me nofkën e luftës komandant “Cali” është gjetur fajtor për ndalim arbitrar, torturë, dhe vrasje e paligjshme, duke u dënuar me 26 vite burgim.

Këto krime dyshohet se janë kryer në kompleksin e ndalimit në Zllash, në prill të vitit 1999.

VIDEO – Salih Mustafa dënohet me 26 vjet burgim

Reagimi i plotë i shoqatës për Krimet e Luftës, “Gjakova 98-99”:

Reagim mbi dënimin e padrejtë të luftëtarit të lirisë Salih Mustafa

Veprimt  qesharak të gjuajtur mbi  UÇK-në si “ndërmarje e përbashkët kriminale”, edhe sot u vertetua se bëtë  gjyqin çlirimtarit  të Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës, si  Salih Mustafës me 26 vite burgë për krime lufte nën tingullim poshtërues të dal nga goja e një gjyqtares si Mapi Feld-Folia.

Duke pasur në konsideratë faktin se kjo gjykatëse ka  një mekanizëm për ndarjen e drejtësisë dhe se në trajtim mund ti merrni edhe pretendimet me motive politike, por me zotimin juridik ju nuk ju përbajtet provave, për ta shpallur pafajsinë e Z. Mustafa. Megjithatë ju sot ia mveshët petkun e zi të krimit, atë petk I cili do të duhej të rëndonte mbi ndërgjegjën e atyre që për egon e tyre te çmendur përgjakën shqipëtarët kudo dhe kurdo.

Ky terror histerik i tërbuar i Gjykatës suaj ndaj popullit shqipëtar dhe luftëtarëve të lirisë, të cilët u detyrua ta hedh në krahëror armën e çlirimit sepse ajo ishte mundësia e vetme dhe e fundit për t’iu kundërpërgjigjur gjenotcidit të Serbisë që për synim kishte shkombtarizimin, asimilimin dhe ndjekjen e vrasjen masive të popullatës shqipëtare në hapsirat e saja etnike.

E nderuar shkëlqesi sot dihet botërisht se populli shqipëtar është ndër popujt më të vjetër të ballkanit. Kjo lashtësi historike I vuri paraardhësit tanë shpeshherë përballë rreziqeve dhe konflikteve të ashpëra luftarake. Ju me këtë dënim sot nderuar organizatat kriminale serbe si Dora Zezë, Beretkat e Kuqe, Brigaden 549e motorizur të Ushtrisë së ish-Jugosllavisë nga kryekrimineli Bozhidar Deliqit e shume brigade, kompani e njesite ushtarake policore e paramilitare serbe.

Deri ne korrik 2001, Gjykata Nderkombetare Penale për ish-Jugosllavine (International Criminal Tribunal for the former Yugoslavia (ICTY)) kishte zhvarrosur përafersisht 4,300 njerëz qe kan qene viktima te vrasjeve te paligjshme te kryera nga forcat serbe dhe jugosllave ne Kosove. Me e rendesishmja eshte se ka fakte të pakundërshtueshme lidhur me vënien dore në varre dhe zhvendosjen e trupave të

vrarë nga kriminelët  serbe dhe jugosllave, siç filloi te konfirmonte ne veren e vitit 2001 qeveria serbe e ardhur ne pushtet pas Milosevicit.

Human Rights Ëatch dokumentoi përpjekjet për të fshehur apo eliminuar trupa në Terrnje , Gjakove, Izbice ,Rezalle Krushe e Madhe dhe Krushe e Vogël ,Suhareke, Sllovi, Poklek, Kotline  dhe Pastasel . Veç kesaj harruat masakart të pa numërta, përdhunimet dhe vrasjet e fëmijëve te pafajshem.

Ju të nderuar prokuror dhe gjykatës të gjykatës special me seli në Hagë, në qoftë se do të dëshironi të bëni një veprim fisnik, atëherë e njoftoni  Parlamentine Kosovës, Bashkimin Evropian se nuk jeni të gatshëm të vazhdoni një proces gjyqësor të porositur nga nëntoka serbo-ruse, dhe kështu të dëshmoni botërisht se jeni të gatshëm të mbyllni një proces të tillë. Sepse do të ishte jo dinjitoze që në emër të ndjekjes së krimit, të krijohet një krim edhe më I madh, dhe një krim I dyfishtë të thirreni në emrin e popullit.

Lironi ata luftëtar të lirisë le të kthehen në atdheun e tyre për të cilin aq shumë sakrifikuan !

Lironi Salih Mustafën !

Shoqata Krimet e Luftës Gjakova 98-99