Shkolla në Gjilan krijon galerinë virtuale  

Shkolla e Artit Pamor në “Isa Kastrati” në Gjilan ka krijuar Galerinë Virtuale përmes së cilës synon krijimin e një hapësirë ekspozuese për nxënësit e saj dhe ekspozita kolektive. 

Përmes një njoftimin në Facebook, SHMAP “Isa Kastrati” në Gjilan njofton se ky është projekti i parë i lansuar i këtij lloji, fillimisht si fazë fillestare, ndërsa në një të ardhme, në kushte më të favorshme, do të shqyrtohen mundësitë dhe kapacitetet e shkollës që ky projekt të arrijë shkallën e tij të përsosmërisë. 

“Projekti është realizuar përmes platforms google/slide, përmes së cilës kemi arritë të stimulojmë një Galerinë Virtuale si projekt fillestar, ku me pas përpjekjet do të nisin për realizimin e një hapësire më të përsosur me ndihmën e aplikacioneve për animacion dhe grafike dixhitale në mënyre që vizitori të krijon iluzionin e një ambienti sa me real”, thuhet në njoftimin e SHMAP “Isa Kastrati”. 

Galeria do të shërbejë si hapësirë ekspozuese për nxënësit e shkollës, për ekspozita kolektive dhe individuale që nënkupton se galeria do të ketë programin e saj vjetor të cilin e përcakton Aktivi Profesional i shkollës së Arteve Pamore.