Ilustrim

Shkoi në lokal i armatosur, policia i sekuestroi armën me karikator një burri në Pejë

Një burrë është arrestuar mbrëmë pak para mesnatës nga njësitet policore nën dyshimin se kishte shkuar në një lokal i armatosur.

Policia ka njoftuar se kishte pranuar informacione përmes rrugëve operative se i dyshuari kishte hyrë brenda lokalit i armatosur.

Njësitet policore në Pejë i ishin përgjigjur informatës dhe kishin identifikuar personin që dyshohej se po mbante armë ilegalisht.

I njëjti i veshur me rroba sportive, sipas policisë kishte mbështjellë pistoletën dhe e kishte vendosur afër vetes mbi një radiator.

Pistoleta me një karikator dhe një fishekë janë sekuestruar nga ana e njësiteve policore ndërsa burri ishte arrestuar.

Për rastin ishte njoftuar edhe Prokuroria e Pejës me ç’rast prokurori kujdestar ka urdhëruar që të njëjtin policia ta dërgoj në mbajtje për 48 orë.