Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Shkëmbime me armë zjarri në mes të Policisë dhe një të dyshuari në veri

Një polic ka mbetur i lënduar lehtë në një incident që ka ndodhur mbrëmë në veri në mes Policisë së Kosovës dhe një personi të dyshuar për kontrabandë me mallra.

Ngjarja, sipas Policisë, ka ndodhur në afërsi të Leposaviqit.

Sipas Veton Elshanit zëvendëskomandant i Policisë për rajonin e Veriut, zyrtari policor është lënduar gjatë arratisjes së të dyshuarit nga vendi i ngjarjes, pasi është goditur me veturë.

“Malli i dyshuar i kontrabanduar ka qenë miell, ndërsa ne kemi arritur të identifikojmë të dyshuarin dhe jemi duke ndërmarrë të gjitha veprimet. Zyrtari policor është lënduar pasi i dyshuari e ka goditur me veturë, e hetimet e para tregojnë që ka pasur edhe shkëmbim zjarri” – ka thënë Elshani për KALLXO.com.