Ilustrim

Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit hap dy konkurse ndërkombëtare për koncept-dizajn të çerdheve

Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit ka hapur dy konkurse ndërkombëtare për koncept-dizajn të çerdhe-kopshteve në lagjen Kolovicë dhe Mati 1, ka njoftuar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Rama ka bërë të ditur se “konkurset janë në formën e një gare dizajni, si forma më tipike e konkurseve për dizajne arkitekturore”.

“Aplikimi do të jetë i hapur për të gjithë dhe çdo kandidat do të ketë të dorëzojë numër të pakufizuar dizajnesh. Çdo krijim i tij duhet të jetë origjinal dhe veçanërisht i konceptuar për këtë konkurs.Regjistrimi për t’u bërë pjesë e konkursit do të jetë i hapur deri më datë 17 janar 2024. Dorëzimi i aplikimeve do të pasohet nga vlerësimi i jurisë, prezantimi i punëve, pra i koncept-dizajneve dhe më 31 mars do të bëhet shpallja e rezultateve, gjegjësisht fituesve të këtyre konkurseve”- ka shkruar kryetari Rama në DFacebook.

Rama theksoi se vlerësimi i aplikimeve do të bëhet nga juria profesionale e përbërë nga përfaqësuesi i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, arkitekti Ardit Jadrashi, përfaqësuesi i Komunës së Prishtinës, arkitekti Gëzim Kastrati dhe Akademik Anton Berishaj.

“Për çerdhe-kopshtin në lagjen Mati 1, vlera e përgjithshme e shpërbilmeve 12 mijë e 200 euro, prej të cilave 7 mijë euro i takojnë vendit të parë, 5 mijë vendit të dytë dhe 1 mijë e 700 euro vendit të tretë. Ndërkaq, për çerdhe-kopshtin në lagjen Kolovicë, vendi i parë do të shpërblehet me 6 mijë euro, i dyti me 3 mijë dhe i treti me 1 mijë e 500 euro. Pra, tërësia e shpërblimeve do të jetë 10 mijë e 500 euro”- thuhet në njoftimin e Ramës.

Rama ka bërë publike dy linqe për t’u qasur në konkurset ndërkombëtare:

Për t’u qasur në konkursin ndërkombëtar për koncept-dizajn të çerdhe-kopshtit në lagjen Mati 1 klikoni në këtë vegëz: https://shorturl.at/bilxX.
Ndërkaq për t’u qasur në konkursin për koncept-dizajn të çerdhe-kopshtit në lagjen Kolovicë, klikoni në vegëzën: https://shorturl.at/EIQU5.