Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Muzeve

Organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Muzeu Kombëtar i Kosovës është hapur sot ekspozita “Muzeu në Kuti”.

Kjo ekspozitë është hapu për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, 18 Majin.

Punimet e ekspozuar në kuadër të kësaj ekspozite janë punuar në kuadër të aktivitetit “Arka Arkeologjike dhe Etnologjike”, aktivitet ky që u zhvilluan në bashkëpunim edhe me Festivalin e Muraleve në Ferizaj.

Punimet e krijuara nga studentë dhe nxënës nga Festivali i Muraleve janë rikrijime të inspiruar nga motivet e trashëgimisë kulturore nga koleksioni i Muzeut.

Ekspozita është vizituar edhe nga ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, i cili ka premtuar mbështetje për muzetë dhe projekte të reja muzeale.

“Jemi shumë të interesuar që Kosova ta ketë regjistrin e vet të eksponateve, një data bazë përfundimtare ku i kemi të gjitha të listuara dhe ta bëjmë përpjekje për shtimin e atij fondi”, ka thënë ministri Çeku

Ndërsa,  Ajet Leci drejtor i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ka thënë se për shënimin e kësaj dite MKK do të ketë edhe aktivitete tjera, gjatë ditëve në vazhdim.

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com