Muzeu i Kosovës. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Sot është dita e muzeve

Sot shënohet dita e muzeve. Çdo 18 maj në mbarë botën organizohet aktivitete të ndryshme me qëllim të vetëdijesimit rreth rëndësisë së muzeve në zhvillimet shoqërore, me një temë të caktuar nga Rrjeti Ndërkombëtar i Muzeve (ICOM).

Tema e caktuar këtë viti për shënimin e ditës së muzeve është: “The Power of Museums-Fuqia e muzeve”.

Aktivitete për shënimin e kësaj dite janë edhe në vendin tonë.

Lapidariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës, do të organizohet punëtoria për Programin Kombëtar të muzeve në Kosovë, ndërsa në mbrëmje hapet ekspozita “Return us home”, me fotografitë e artefakteve të Kosovës që po mbahen në Serbi.

Në Prizren, me rastin e kësaj feste,  vizitat në Muzeun e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe Muzeun Arkeologjik do të jetë pa pagesë.

Kjo ditë shënohet që nga viti 1977 dhe është themeluar nga Këshilli Ndërkombëtar të Muzeve (ICOM).