Artefaktet e dhuruara MKK-së. Foto: Facebook/MKK

Muzeu Kombëtar pasurohet me artefakte nga jeta dhe veprimtaria e Adem Demaçit

Rroba, kapela e gjësende të tjera, të cilat i takonin Adem Demaçit, i janë dhuruar sot Muzeut Kombëtar të Kosovës.

Këto artefakte muzeut i janë dhuruar me rastin e përvjetorit të vdekjes së Demaçit.

Muzeu Kombëtar ka bërë të ditur përmes Facebook-ut se këto artefakte iu dhuruan nga familjarë të Adem Demaçit.

“Sot në përvjetorin e vdekjes së z. Adem Demaçi, koleksioni i Muzeut Kombëtar të Kosovës është pasuruar me artefaktet nga jeta dhe veprimtaria e Bacës Adem, pjesë e koleksionit familjar të prezantuara në ekspozitën ‘Ni zo i lirë’. Falënderojmë familjen Demaçi dhe Jashari, në veçanti Shqiptar Demaçi dhe Gurec Jashari”, thuhet në njoftimin e MKK-së.

Adem Demaçi vdiq më 26 korrik 2018 në moshën 82-vjeçare.

 

Artefaktet e dhuruara MKK-së. Foto: Facebook/MKK
Artefaktet e dhuruara MKK-së. Foto: Facebook/MKK