Nju Jork, SHBA

SHBA vazhdon të jetë shteti më i prekur nga pandemia

Numri i rasteve me COVID-19 në të gjithë botën e ka kaluar shifrën 3 milionë. Nga mbi 3 milionë njerëz të prekur me coronavirus, 993,771 persona janë vetëm në ShBA.

Vetëm gjatë ditës së sotme janë raportuar 6,611 raste të reja ndërsa afër 600 persona janë raportuar të vdekur, sipas Worldometers.

Në ShBA deri më sot janë raportuar 56,008 vdekje ndërsa 120,299 persona janë shëruar.

817,464 raste me COVID-19 janë shëruar ndërsa ShBA ka kryer numrin më të lartë të testimeve në të gjithë botën, 5,564,558 sosh.

Në Kosovë numri i të prekurve me COVID-19 ka shkuar në 763 persona pozitiv, 166 të shëruar e 22 prej tyre kanë vdekur.