SHBA po e finalizon planin për ta dërguar sistemin e mbrojtjes raketor 'Patriot' në Ukrainë

Më 24 shkurt 2022, Rusia e pushtoi Ukrainën në një përshkallëzim të madh të Luftës Ruso-Ukrainase, e cila filloi në vitin 2014. Sipas tpresidenti rus Vladimir Putin pushtimi kishte si qëllim ndërmarrjen e një “operacioni special ushtarak” që synon “çmilitarizimin” dhe “denazifikimin” e Ukrainës. 

Pushtimi ka të ngjarë të ketë rezultuar në dhjetëra mijëra vdekje nga të dyja palët dhe ka shkaktuar krizën më të madhe të refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Brenda më shumë se gjashtë muajve nga pushtimi, Rusia përjetoi emigracionin e saj më të madh që nga Revolucioni i Tetorit 1917. Pushtimi ka shkaktuar gjithashtu mungesa globale të ushqimit.

Ndërkohë, zhvillimet e fundit në dhe nga Ukraina janë si në vijim:

Shtetet e Bashkuara, një nga arkitektët e çmimit tavan të G7 për naftën ruse, janë të kënaqur deri më tani me mënyrën se si mekanizmi po funksionon, deklaroi të martën Amos Hochstein, i dërguari i administratës së Bidenit për energjinë.

Shtetet e Bashkuara po i finalizojnë planet për ta dërguar sistemin e mbrojtjes raketore Patriot në Ukrainë, një vendim që mund të shpallet brenda kësaj jave, thanë tre zyrtarë amerikanë për Reuters të martën.

Gjeneratorët janë po aq të rëndësishëm sa forca të blinduara për ta ndihmuar Ukrainën t’i mbijetojë terrorizmit energjetik të Vladimir Putin si dhe ka nevojë për 800 milionë euro shtesë për ta mbijetuar dimrin dhe 1.5 miliardë euro për ta rikthyer dëmin afatgjatë në rrjetin e energjisë, ka deklaruar presidenti ukrainas Zelenskiy në një konferencë urgjente në Paris të mbledhur për ta koordinuar infrastrukturën dhe ndihmën humanitare gjatë katër muajve të ardhshëm. 

Rusia dhe Ukraina sulmuan forcat e njëra-tjetrës në luftime të ashpra në rajonin lindor të Donetsk të martën. Moska po lufton për taë marrë kontrollin e plotë të rajoneve Donetsk dhe Luhansk, dy nga katër territoret për të cilat Kremlini zyrtar pretendon se i ka aneksuar me referendume, të cilat  nga shumica e shteteve të botës kosiderohen si të paligjshme.

Ukraina duhet t’i marrë parasysh “realitetet” e reja territoriale që përfshijnë aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia, ka thënë një komunikatë e lëshuar nga Kremlini zyrtar. Presidenti i Ukrainës ka deklaruar në fillim të kësaj jave se Rusia mund të fillojë t’i tërheqë trupat e saj nga territori i Ukrainës si shenjë se janë në gjendje ta braktisin agresionin e tyre. Në përgjigje, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se nuk mund të vihet në dyshim që Moska të fillojë t’i tërheqë trupat e saj deri në fund të vitit.

Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe lideri kinez, Xi Jinping, do të zhvillojnë bisedime për të diskutuar ngjarjet e vitit 2022 në fund të dhjetorit, raportoi e përditshmja ruse e biznesit Vedomosti. Sipas zëdhënësit të presidencës ruse, Dmitry Peskov, data dhe agjenda e takimit tashmë dihen, por një njoftim zyrtar do të vijë më vonë. 

Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë ka njoftuar për një “kontroll të papritur të gatishmërisë luftarake” të trupave të saj. Stërvitjet po zhvillohen kryesisht në veriperëndim të vendit, jo afër kufirit të Ukrainës. Ky është një nga një varg njoftimesh nga Bjellorusia që nga mesi i tetorit, për të cilin Kievi thotë se është krijuar për të ngjallur frikë tek ukrainasit.

Gjermania do t’i miratojë 50 milionë euro të tjera ndihmë dimërore për Kievin pas sulmeve raketore të Rusisë në infrastrukturën energjetike të Ukrainës, tha ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock. Tutje Baerbock shtoi se Berlini po punon për të ofruar gjeneratorë, batanije dhe karburant për ngrohje në Ukrainë gjatë Krishtlindjeve./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala