Flamuri i SHBA-së (djathtas) dhe ai i Rusisë.

SHBA ndalon eksportin e mallrave luksoze, alkoolit si dhe ushqimeve të detit në Rusi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden gjatë një konference nga Shtëpia e Bardhë në Uashington përmendi ndalimin e eksportit të mallrave luksoze.

Sipas zyrtarëve amerikanë, këtu mes tjerash, SHBA-ja do të ndalojë eksportin e mallrave luksoze në Rusi që përfshinë artikuj si duhan, veshje, bizhuteri, makina dhe antike.

Qëllimi i këtyre masave sipas zyrtarëve amerikanë është që vazhdohet me dëmtimin e oligarkëve rusë duke i privuar ata nga komoditeti pasi SHBA-ja vazhdon përpjekjet e saj për ushtrim të presionit rreth atyre që janë afër presidentit rus, Vladimir Putin.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu do të ndalojnë importet e alkoolit si vodka, dhe ushqimeve të detit, si kaviari, nga Rusia, thanë zyrtarët amerikanë.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në një konferencë për media ka shpalosur masat e tjera ndaj Rusisë për shkak të operacionit të saj për pushtimin e Ukrainës./ REL