Foto: REL/Reuters

ShBA, mbi 20 mijë të vdekur nga coronavirusi

Numri i të prekurve por edhe i të vdekurve nga coronavirusi në botë po rritet dita ditës.

Sipas statistikave, deri më sot janë të regjistruar 1 milion e 795 mijë e 763 të infektuar.

Në total numri i të vdekurve është 110,006 ndërsa të shëruar janë 411 mijë e 997 persona.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës prijnë me numrin e të infektuarve dhe të vdekjeve nga coronavirus.

Sipas Worldometers, në ShBA janë gjithsej 533 mijë e 115 persona të infektuar me coronavirus, nga ta 20,580 kanë vdekur e 30 mijë 502 persona të tjerë janë shëruar.

Spanja sot ka shënuar ngritje të numrit të personave të prekur dhe të vdekur..

Vetëm sot në Spanjë janë regjistruar 2 mijë e 992 raste të reja me coronavirus dhe 366 viktima.

Aktualisht në Spanjë janë 86 mijë e 656 raste aktive ndërsa në total janë shëruar 62 e 391 persona.

Italia sot deri më tani nuk ka regjistruar asnjë rast të ri me coronavirus dhe asnjë vdekje. Numri total i të prekurve me coronavirus në Itali arrin shifrën e 152 mijë e 271 personave. Në total ka 19,468 viktima.

Aktualisht raste aktive në Itali janë 100 mijë e 269 ndërsa janë shëruar 32 mijë e 534 persona.

Këtu mund të lexoni edhe statistikat e tjera nëpër botë për coronavirus.