
Afrim Bunjaku, polici i Kosovës që u vra në veri më 24 shtator 2023
Salla e sporteve në Samadrexhë nga sot mban emrin "Afrim Bunjaku", Komuna ndihmon me 5 mijë euro familjen e policit të vrarë
Nga sot, salla e sporteve në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë do e mbajë emrin e policit të vrarë në Banjskë, Afrim Bunjaku.
Kjo pas një vendimi të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë të marrë sot.
Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi bëri të ditur se Kuvendi Komunal ka miratuar edhe propozimin për ndarjen e 5 mijë eurove për familjen e rreshterit Afrim Bunjaku.
Rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, u vra mëngjesin e së dielës, më 24 shtator, nga një grup terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Rreshteri Bunjaku u shpall “Hero i Kosovës” ndërsa u varros me nderime të larta.
Në operacionin e Policisë së Kosovës u vranë së paku tre terroristë, një u plagos dhe tre u arrestuan.
Policia gjeti arsenal armësh, autoblinda dhe municione të tjera në Banjskë të Zveçanit.
Sveçla: Plani ka qenë që ata të zbresin deri në lumin Ibër dhe të shpallin ndonjë autonomi
VIDEO – Publikohen pamje nga droni, Sveçla: Radojçiq shihet në mesin e grupit terrorist