Rruga e rrezikshme për t`u kaluar në Veternik të Prishtinës

Rruga që shpie nga Prishtina në drejtim të Gjilanit, saktësisht në lagjen në Veternik në Prishtinë paraqet rrezik të madh për qytetarët që e kalojnë, disa prej tyre në baza ditore.

Në disa foto të siguruara nga KALLXO.com shihen disa qytetarë me një karrocë me fëmijë teksa kalojnë mbi pengesa për ta dal në anën tjetër, kjo pasi këtu nuk ka zebra ose pengesa për këmbësoret.

Vitin e kaluar, Ministria e Infrastrukturës bëri zgjerimin e kësaj pjese duke ndërtuar urën e re.

Ministria e Infrastrukturës nuk e ka marrë parasysh faktin që në këtë pjesë janë pjesa me e madhe e qendrave tregtare, rrjedhimisht numrin e madh të këmbësorëve që duhet të kalojnë çdo ditë nga njëra anë në tjetrën.

Për këtë rrugë ka pasur shumë reagime, kurse Ministria e Infrastrukturës në qershor të këtij viti hapi një tender për ndërtimin e një mbikalimi në këtë pjesë.

Deri tani nuk ka diçka aktuale sa i përket ndërhyrjes në këtë rrugë.