Të rinjtë e Gjakovës vendosin zebra 3D afër një shkolle - FOTO

Me iniciativën e disa të rinjve në Gjakovë dhe më përkrahjen e GIZ-it gjerman, afër shkollës fillore “Zekeria Rexha” në këtë komunë, janë vendosur zebrat tredimensionale.

Ideja e kësaj iniciative është që përmes këtij “iluzioni” të ndalohet shpejtësia e veturave në pjesët e disa shkollave,  ndërsa gjatë ditëve në vijim pritet të rregullohen edhe disa pjesë të tjera të qytetit.

Projekti “3Desing your trust” është implementuar me ndihmën financiare të komunës së Gjakovës, GIZ-it gjerman, ndërsa u realizua nga World Vision.