Grilat tek Mensa e Studenteve

Komuna e Prishtinës vendos grila te udhëkqyri i Mensës

Shpend Ahmeti si kryetar i Prishtinës njihet për vendosjen e barrierave në rrugë duke mos lejuar parkimin e veturave në trotuare dhe ndalimin e këmbësorëve për kalimin e rrugës në vende të ndaluara.

Ai sot ka bërë të ditur se si pasojë e aksidenteve të shpeshta, ka vendosur grila ndaluese në udhëkryqin pranë Qendrës së Studentëve.

“Edhe këmbësorët, edhe vozitësit, duhet të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit. Në udhëkryqin pranë Qendrës së Studentëve, shpesh janë shkaktuar aksidente si pasojë e kalimit të rrugës në vend të gabuar. Tani kemi vendosur grilat ndaluese, ashtu që këmbësorët ta kalojnë rrugën vetëm ne vendkalimet e dedikuara për ta”, tha Ahmeti.

Edhe në rrugët e tjera të kryeqytetit janë vendosur grila të tilla për të parandaluar aksidentet si pasojë e kalimit të rrugës nga këmbësorët.