Semaforët afër shkollës ‘Ali Sokoli’, në Prishtinë ka një muaj që janë jashtë funksionit

Në rrugën “Fehmi Lladrovci”, afër shkollës së mesme të mjekësisë “Ali Sokoli”, në Prishtinë, nuk janë duke funksionuar seamforët rreth një muaj.

KALLXO.com, ka drejtuar pyetje në Komunën e Prishtinës lidhur me mosfunksionimin e këtyre semaforëve.

Komuna e ka konfirmuar se janë në dijeni që semaforët nuk janë duke punuar.

“Ky projekt është realizuar nga Drejtoria e Investimeve Kapitale, në kuadër të rregullimit të kyçje dhe shkyçjes ne objektin e Emergjencës. Këta semafora janë në garancion dhe nuk kemi të drejte të intervenojmë deri sa skadim të garancionit”, ka thënë për KALLXO.com, Halil Halili, zyrtar i lartë për sinjalizim nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim.

Semaforët për makina dhe këmbësorë, janë vendosur në furd të vitit 2020, ndërkohë, vendkalimi afër shkollës së mesme të mjekësisë “Ali Sokoli” ishte mbyllur me gardh dhe vazhdon të jetë i mbyllur.