Aksident në Prishtinë, dy këmbësorë mbesin të lënduar

Dy këmbësorë kanë mbetur të lënduar pasi janë përfshirë në aksident komunikacioni me një veturë.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

“Rreth orës 13:00, në rrugën ‘Bulevardi i Dëshmorve’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor, ku janë përfshirë dy këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë marr këmbësorët të cilet janë dërguar ne kliniken emergjente. Me rastin po merren policia e trafikut”, ka thënë ai.