Foto: Denis Sllovinja/KALLXO.com

Plani operativ policor që po sjell gjoba për këmbësorët që shkelin rregullat në Prizren

Policia në Prizren nga 26.02.2024 ka shqiptuar gjoba ndaj këmbësorëve për kundërvajtje në komunikacion.

Plani operativ “Këmbësorët” do të zbatohet deri më 31.03.2024, njoftoi Policia e Kosovës.

Deri më 04.03.2024 janë shqiptuar 32 gjoba për këmbësorët në rajonin e Prizrenit.

14 nga gjobat janë për këmbësorët që e kaluan rrugën në vendet ku nuk është i lejuar kalimi, kurse 18 të tjera ndaj shoferëve që nuk iu dhanë përparësi këmbësorëve në vendkalim ose hynë në të.

“Gjatë implementimit të këtij Plani Operative, nga patrulla policore në terren janë marr veprime në vetëdijesimi  e këmbësorëve në komunikacion për  respektimin e rregullave të komunikacionit, duke aplikuar vërejtje por edhe duke shqiptuar vendime për kundërvajtje”- thuhet në komunikatën e Policisë Rajonale të Prizrenit.

Policia Rajonale e Prizrenit tregon se ky aktivitet do të zhvillohet edhe nga stacionet tjera të rajonit të Prizrenit krahas stacionit të këtij qyteti.