Coronavirus: Aksioni i qeverisë Kurti pas rritjes së çmimeve

Inspektorë të Administratës Tatimore të Kosovës u janë përgjigjur ankesave të qytetarëve të cilët kanë raportuar për rritje të çmimeve të produkteve ushqimore dhe higjienike nga biznese të ndryshme.

Gjatë inspektimit në një market, inspektorët e ATK-së kanë gjetur dallime në çmimet e produkteve në rafte dhe atyre në arkë apo çmimin në kupon fiskal.

KALLXO.com ka shoqëruar ekipin e inspektorëve të ATK-së.

Inspektorët shumë shpejt do të dalin me një raport për këtë çështje.

 

Autoritetet e Kosovës paralajmëruan masa të ashpra ndëshkuese ndaj bizneseve që rrisin çmimit si rezultat i frikës nga coronavirusi.