Rrihen mes vete një grua dhe një burrë

Dy persona një grua dhe një burrë janë rrahur mes vete ndërsa të dy kanë pësuar edhe lëndime të lehta trupore.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rrahja mes dy të dyshuarve është bërë për shkaqe të panjohura. Ngjarja ka ndodhur dje në Prishtinë.

Në raportin policor nuk përmendet se të njëjtit kanë ndonjë lidhje familjare mes vete ndërsa të dy janë intervistuar dhe për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Me vendim të prokurorit  i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.