Rrëshqet një maune, bllokohet rruga afër pikës kufitare në Jarinjë

Reshjet e borës dhe ngricat nga temperaturat e ulëta në orët e mbrëmjes kanë bërë të vështirë qarkullimin e automjeteve në rrugë të ndryshme të Kosovës.

Një qytetar ka dërguar në KALLXO.com një foto ku shihet se një maune ka rrëshqitur në rrugë.

Sipas qytetarit, vendi ku ka ndodhur ngjarja është afër pikës kufitare në Jarinjë.

Si pasojë e kësaj është bllokuar rruga që 20 minuta.

KALLXO.com ka raportuar për bllokimin e rrugëve si pasojë e reshjeve të borës.

VIDEO: Rrugët e papastruara, automjetet lëvizin shumë ngadalë