Foto: KALLXO.com

VIDEO: Rrugët e papastruara, automjetet lëvizin shumë ngadalë

Reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta në orët e mbrëmjes si dhe mospastrimi i duhur i rrugëve kanë vështirësuar qarkullimin e veturave, duke shkaktuar kolona të gjata.

Në adresë të KALLXO.com ka arritur një video nga rruga Prishtinë-Pejë, në segmentin Fushë-Kosovë – Sllatinë, në të cilën shihen veturat duke lëvizur me shpejtësi të vogël për shkak të rrugës së papastruar.

 

KALLXO.com ka raportuar për bllokimin  e nënkalimit në Ferizaj dhe vështirësisë në qarkullim të disa rrugëve në Kosovë.

VIDEO: Bora e akulli bllokojnë nënkalimin në Ferizaj