Bora në Shqipëri, Fushë-Arrëzi shpall gjendje të jashtëzakonshme

Bashkia e Fushë-Arrëzit në Shqipëri ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të reshjeve të dendura të borës.

Kryetari i kësaj Bashkie, Hil Curri, ka bërë të ditur se ekipi i emergjencave civile të bashkisë dhe sektorë të tjerë po punojnë për ta përballuar situatën.

“Bashkia Fushë-Arrëz do të bëjë të pamundurën për të ju gjendur pranë banoreve me të gjithë Njësitë Administrative, Iballe, Blerim, Fierze, Qafë-Mali. Po koordinojmë punën me Emergjencat Civile Kombëtare për të përballuar situatën” – ka shkruar Curri në rrjetin social “Facebook”.

Në pamjet e publikuara nga ai, shihet rruga e mbuluar me borë dhe një kamion duke pastruar rrugën.

Fushë-Arrëzi gjendet në veri të Shqipërisë, afër Kukësit.