Ilustrim.

Rrëmbyen një burrë, policia arreston dy të dyshuarit në Prishtinë

Policia e Kosovës njofton se të mërkurën një burrë ka raportuar se është rrëmbyer nga një burrë tjetër i dyshuar.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 20:20 dhe viktima për një kohë është mbajtur në një vend të njohur për të, në prezence edhe të një personi tjetër të dyshuar.

Tutje policia sqaron se dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.